Visar Ganiu
Me pikëllim të thellë pranova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të trajnerit tim të parë, legjendës së futbollit Bajrush Baftijari!
I dashuri trajneri im, nuk do t’i harroj asnjëherë këshillat e tua të arta, ata do të jenë udhërrëfyesi im i përjetshëm! Nuk do ta harroj asnjëherë edhe fytyrën tënde të gëzuar kur sëbashku vendosëm gurthemelin e tribunës së re të stadiumit të K.F. Shkupit! Unë nxënësi yt dhe të gjithë ata breza që me përkushtim i edukove përkulemi me respekt para veprës tëndë të madhe!
Me përkushtim do ta vazhdojmë mision tënd që na e le amanet për edukimin e brezave të rinj në rrugën e sukseseve sportive! Qoftë i paharrueshëm kujtimi për ty! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Bajrush Baftijarit!