Në klinikën e Pulmonologjsë në Shkup ka ndërruar jetë nëna e gruas së presidentit Stevo Pendarovski, respektivisht nëna e zonjës së parë në shtet Elizabeta Gjorgievska-Pendarovska. Në spital është sjellë për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar. Nga Presidenca njoftojnë se është marrë material posmortum për test ndaj Covid-19.
“Ajo vdiq sot. Ishte në gjendje kritike. Është marrë bris pas vdekjes, por në përgjithësi, deri më tani nuk ka pasur simptome të Covid-19. Ne jemi në pritje të rezultateve, posa t’i marrim ato, do të informojmë opinionin“, thonë nga Zyra e Presidentit Pendarovski.
Presidenti Stevo Pendarovski dhe gruaja e tij nuk janë testuar për virusin korona, se a do të testohen varet nga rezultatet e të ndjerës, të cilat do të dalin nesër.