Ndërron jetë një i mitur nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë raporton se gjatë ditës së djeshme në Spitalin Klinik të Tetovës ka ndërruar jetë një i mitur. Sipas njoftimit të policisë i mituri në orët e hershme të mëngjesit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

“Dje (29-janar) në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 03:30 në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një i mitur nga Tetova në gjendje shumë të rëndë dhe pa shenja dhune. Ku pas ndihmës së ofruar mjekësore, rreth orës 07.00 i mituri ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes së shpejti kanë dalë prokurori publik, ekipi nga SPB Tetovë dhe mjeku ligjorë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Marketing