Ndërron jetë një lehonë në spitalin gjinekologjik në Çair

Spitali i Specializuar për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nëna Terezë” – Çair, Shkup, sot kumtoi se në orët e paradites ka vdekur një lehonë si rezultat i shtatzënisë së komplikuar, përcjell Medial.mk.

Marketing

Në kumtesë theksohet se lehona ka lindur me operacion dhe se ka lindur një foshnje të gjallë, pas së cilës gjendja e saj shëndetësore është komplikuar dhe është dërguar në ish-spitalin e Qytetit në Shkup, ku ka ndërruar jetë.

Siç theksojnë nga spitali, lehona është pranuar dje me rrezik të lartë të shtatzënisë në gjendje preeklamptike në javën e 38-të të shtatzënisë, me pozicion podalik të bebes, që nënkupton qëndrimin e fetusit me kokën lart dhe këmbët poshtë, shumë formacione të mëdha tumori në mitër dhe dy lindje të mëparshme me operacion.

“Pas pranimit janë ndërmarrë të gjitha masat përkatëse për stabilizim të pacientes dhe përcjelljes të gjendjes së frytit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të frytit dhe nënës është ndërmarrë një lindje urgjente, lindje e tretë me operacion, me ç’rast ka lindur bebja e gjallë. Menjëherë pas përfundimit të operacionit ka ardhur deri në përkeqësim akut të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të lehonës dhe destabilizim të parametrave vitale. Pacientja është dërguar me automjet të urgjencës në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”- Shkup, ku në orët e paradites edhe krahas angazhimit të plotë dhe terapisë së dhënës sipas protokollit e njëjta ka ndërruar jetë”, sqarojnë nga Spitali Gjinekologjik në Çair.

Marketing