Ndërron jetë Zharko Llukovski

Në Shkup sot pasdite ka ndërruar jetë Zharko Llukovski (57), ish-drejtor i përgjithshëm i “T-Mobile”.

Marketing

Një pjesë e mediave lajmëruan se Llukovski, ka ndërruar jetë në spital si rezultat i sulmit në tru, të cilën e ka përjetuar mbrëmë.

Ai, në krye të “T-Mobile”, ishte nga vitit 2006 deri në vitin 2010, gjegjësisht në vitin 2015 ai u zgjodh drejtor kryesor operativ i Telekomit të Maqedonisë.

Ndryshe, ai ishte njëri prej të dyshuarve në rastin e Prokurorisë Speciale Publike, “Stacionet Bazë”