Qeveria e Republikës së Maqedonisë qëndron fort pas angazhimit për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në Facebook.
Para ca kohësh kemi ratifikuar Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje ndërsa muajin e kaluar kemi miratuar Planin e Veprimit 2018-2020 për zbatimin e konventës.
Dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështje e gruas, por çështje që ka të bëjë me secilin prej nesh. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku për t’i dhënë fund asaj, porositi kryeministri.