Ndërtesa që notojnë mbi ujë,dalin pamjet e para nga Japonia, 20 të zhdukur

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë zhdukur në Japoni për shkak të një rrëshqitje toke.

Marketing

Ngjarja është regjistruar në prefekturën qendrore të Shizuoka, rreth 200 km në jug të Tokios. Në media janë transmetuarimazhet e para të ngjarjes ku tregohen ndërtesat që merren para nga një lumë baltë dhe banorë që largohen nga qyteti i Atami.

Në një deklaratë guvernatori lokal Heita Kaëakatsu tha se dy persona kanë pësuar arrest kardiak, pasi janë mbytur.

“Një lumë me baltë shpartalloi shtëpi dhe njerëz. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur personat e zhdukur pasi rrëshqitja e dheut rrëmbeu disa rreshta shtëpish në qytet, të njohura për burimet e tij të nxehta. Toka lëshoi vendin nën reshjet e rrëmbyeshme duke krijuar një lumë baltë që ka zhdukur shtëpitë dhe banorët dhe duke prerë një rrugë nacionale”- tha ai.

Paraprakisht mësohet se rëshqitja e tokës u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që prej ditësh po prekin të gjithë rajonin./