Pas deklaratës së ministres së Kulturës Irena Stefoska, se do t’i propozojë Qeverisë që t’ua marrë ingerencat komunës së Ohrit dhe të Strugës, të cilat sipas saj, nuk kanë vullnet të mbrojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore nga lista e UNESCO-s, ka reaguar kryetari i Strugës Ramiz Merko. Ai thotë se në Strugë nuk ka asnjë ndërtim në zonën e mbrojtur, as me leje as pa leje.
“Në zonën 50 metra nga bregu i liqenit është me ligj i ndaluar ndërtimi dhe ne nuk kemi lejuar të bëhen ndërtime të materialit të rëndë në këtë zonë të mbrojtur të liqenit në pjesën e Strugës. Koncesionet aktuale jane dhene nga ministria e Transportit në 2020 dhe për të njejtat koncesionerët kanë deponuar projekte sipas të cilave janë deponuar lejet. Ne ia kemi ofruar ingerencat qeverisë për pjesën e Strugës në vitin 2029 na u kthye përgjitgja që nuk ka ligj për transferimin e ingerencave.”, tha Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës
Meko thotë se Struga po vuan pasojat e shkeljeve që po bëhen në Ohër dhe në Strugë ka vetëm 5 objekte të përkohëshme që mund të eleminohen në çdo kohë. Edhe kryetari i Ohrit është i habitur me deklaratēn e ministres për marrjen e kompetencave dhe thote se që nga miratimi i planit të menaxhimit, të gjitha lejet e ndërtimit janë dhënë sipas rekomandimeve të UNESCO-s
“Unë nuk e di pse një deklaratë e tillë vjen tani kur komuna e Ohrit, pas miratimit të Planit të Menaxhimit për rajonin e Ohrit, komuna e Ohrit po e zbaton atë. Ne nuk kemi sjellë ndonjë miratim që është në kundërshtim me Planin e Menaxhimit. Nëse qeveria merr një vendim, ne nuk kemi asgjë për të bërë, ne do ta respektojmë atë.”, tha Konstantin Georgieski, kryetar i komunës së Ohrit.
Kohëve të fundit po konstatohet se rajoni i Ohrit, në seancën e ardhshme të UNESCO-s do të jetë në listën e Trashëgimisë botërore të rrezikuar.