Krerët e komunave Çair dhe Butel, Visar Ganiu dhe Velimir SMilevski presin ligjin e ri për të legalizuar këto objekte.
“Ka pasur mbi tetë mijë aplikime. Mbi 65% ne i kemi zgjidhur ato si lëndë. Tash me ligjin e ri në qoftë se miratohet, sigurisht që mundet të ketë aplikime të reja nuk mund ta predikojmë se sa do të jetë numri. Kurse sa i përket objekteve pa leje që janë nisur, të tipit llojeve të ndryshme janë të evidentuara 41 dhe ne kemi filluar procedurat mbi ato objekte.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Deri më tani kemi rreth 100 ndërtime pa leje të cilat i ka evidentuar komuna. Nëse kalon ligji do të legalizohen sigurisht.”,- u shpreh kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski.
Ligji për Legalizimin e Ndërtimeve pa leje fillimisht nuk u nënshkrua nga ana e presidentit Stevo Pendarovski. Megjithatë në qoftë se Kuvendi e voton për herë të dytë ligjin, atëherë ai është i detyruar ta nënshkruajë.