Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, Mickoski: Duhet të paguhen 500 milion euro për gjoba

Qeveria ka marrë përgjegjësi për gjoba dhe avanse prej 300 milionë eurosh, ndërsa nga arka e shtetit tashmë janë paguar rreth 120 milionë euro, e te korridoret 8 dhe 10D nuk është vën asnjë gozhd, kështu deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i pyetur se a ka ndonjë informacion nëse qeveria ka paguar para për penalitete dhe avans ndaj kompanisë Bechtel dhe Enka.

Marketing

Mickoski theksoi se pjesa e dytë janë gjobat që duhet të paguhen, sepse ligji për marrëdhëniet e punës nuk është ndryshuar në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i kontratës dhe kjo datë ka përfunduar më 22 prill.

“Ato kanë paguar 117 milionë euro, tani vijmë tek pjesa e dytë, që janë gjobat që duhen paguar sepse ligji për marrëdhëniet e punës nuk ka ndryshuar brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe kjo datë ka përfunduar më 22 prill. Dhe ajo shumë që duhet paguar me një bazë është të paktën 53 milionë euro. Nëse më pyesni se kur duhet të paguhen – duhet të paguhen brenda dy javësh pasi kanë kaluar 45 ditët e parapara për ndryshimin e ligjit për marrëdhëniet e punës dhe zgjatjen e javës së punës nga 40 në 60 orë, ndërsa kjo datë skadon me 6 maj” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Marketing