Në qytetin e Strugës është vendosur spitali modular. Këto ditë përfundojë montimi i objektit i cili do të sigurojë dyzet shtretër shtesë për shërimin e pacientëve të prekur nga kovid 19.
Spitali modular do të paiset me enterier dhe pritet të fillojë me punë nga mesi i muajit Janar. Nga menaxhmenti thonë se do tu neviotet kuadër mjeksor shtesë.
“Gjatë dy apo tre javëve të ardhshme do të jemi të gatshëm ti pranojmë pacientët e ri, në spitalin e ri dhe do të jetë lehtësim për punonjësit mjeksor dhe për vet pacientët. Ne mendojmë se do të kemi nevojë që në këtë spital modular të ketë personal mjeksor shtesë” – tha drejtori i spitalit të përgjithshëm në Strugë, Muhamet Asani.
Edhe pse numri i të infektuarve me covid 19 kohëve të fundit është në rënie, në Spitalin e Strugës ka punë me kapacitet të plotë për shkak të mërgimtarëve që para festave arritën në Strugë.
“Nga mërgimtarët që kanë ardhur për një kohë të shkurtë kemi të evidentuar me kovid 19 , por mendoj se kjo shifër nuk do të ndikojë në vijimin e punës në Spital” – u shpreh Asani.
Në spitalin e Strugës janë të hospitalizuar 45 të infektuar nga kovid 19, prej të cilëve 80 përqind janë me tarapi oksigjeni.