Ndeshja gjysmëfinale në Kupën e Mbretit/ Reali do të tentojë të arrijë finalen

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madridi do të pres në “Santiago Bernabeu”, skuadrën e Real Sociedadit e cila premton të jetë një ndeshje interesante.

Reali, ka avantazhin e ndeshjes së parë të cilët e fituan me rezultat minimal 0-1 në “Reale Arena” dhe synojnë të arrijnë finalen pas dy vjetësh.

Ndeshja midis Real Madridit dhe Real Sociedadit do të zhvillohet sonte në orën 21:30, ndërsa nesër zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale midis Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Marketing