Ballina Sport Ndeshja Tirana-Zrinjski/ Përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit “Air Albania”, disa policë të...

Ndeshja Tirana-Zrinjski/ Përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit “Air Albania”, disa policë të plagosur

Tifozët e skuadrës boshnjake të Zrinjskit janë përplasur me tifozët e Tiranës pas ndeshjes së dy skuadrave në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të Conference League.

Marketing

Raportohet se ka edhe efektivë të plagosur, të cilët kanë ndërhyrë për të ndarë dy grupet e tifozëve.

Përplasja e dhunshme ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania” pak minuta pasi arbitri fishkëlleu për përfundimin e takimit që u mbyll me shifrat 0-1 për kundërshtarët.

Tifozët kanë hedhur shishe dhe sende të marra nga lokalet përreth në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur edhe me gaz lotsjellës.

Exit mobile version