Ndeshjet e kthimit në Champions League, Milan dhe Atalanta synojnë përmbysjen

Këtë të Martë do të luhen katër ndeshjet e kthimit, për fazën “play off” në Champions League.

Marketing

Milani pret në shtëpi holandezët e Feyenoord. Pas humbjes minimale në transfertë, kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen.

E njëjta situatë edhe për skuadrën tjetër italiane, Atalantën që pret në shtëpi belgët e Club Brugge. Skuadra e Gasperinit u mposht 2-1 në sfidën e parë, e cila prodhoi edhe polemika.

Bayern Munich luan në shtëpi ndaj Celtic. Gjermanët fituan 2-1 në ndeshjen e parë dhe kualifikimin e kanë formalitet.

Sfida tjetër është ajo mes Benfica-s dhe Monaco-s. Në aktin e parë portugezët fituan 1-0.