Ndezën zjarre duke djegur sipërfaqe të mëdha, dy të arrestuar e një i proceduar në Lezhë

Dy persona janë vënë në pranga dhe një është proceduar penalisht në Lezhë për zjarrvënie. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë një 66-vjeçar, banues në Gjakëz.

66-vjeçari kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshat.

Kurse, në Lezhë u arrestua në flagrancë P. L., 52 vjeç, banues në Zejmen. 52-vjeçari ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota.

Marketing

Ndërsa specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht një 70-vjeçare, banuese në Balldren. E moshuara pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshat.

WWW.AKTUALE.MK

Marketing