Ndihma nga KE, Iseni: Jepet në kohë të duhur për bizneset

Përderisa pandemia po vazhdon të jetë prezente në mesin tone, ekonomia e vendit vazhdon të ndjejë pasojat e kësaj krize. Për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, Komisioni Evropian në emër të BE-së pagoi 80 milion euro nga programi për ndihmë makro-financiare (MPJ) për Maqedoninë Veriore.

Marketing

Ndihma makro-financiare është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje dhe ato të zgjerimit dhe synon si një instrument të jashtëzakonshëm të BE-së për reagimin ndaj krizës.

Sektori i biznesit vlerëson se mjetet e dhëna nga Komisioni Evropian janë të duhura dhe jepen në kohë të duhur, në kohën kur shumë biznese janë pranë kapitulimit.

“Këto mjete duhet të jepen nëpërmjet bankave komerciale me një normë të interesit më të ulët, i cili do të jetë i kapshëm për bizneset. Pasi që problem real për biznesin sot paraqesin kreditë me norma më të larta të interesit edhe pse në kohë krize, edhe pse ekzistojnë depozita më të mëdha në bankat e Maqedonisë, sërish bankat nuk kanë arritur që të ulin atë normën e interesit, i cili do të jetë i kapshëm për biznesit dhe realisht këto mjete që vijnë nga Komisioni Evropian, vijnë në kohë të duhur” – tha Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv në OEMVP.

Fondet vihen në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme. Përveç këtyre ndihmave, Komisioni Evropian do të investon 9 miliardë euro në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të programit IPA 3. TVM2

Marketing