Për të dytën ditë radhazi, shpërthimet janë duke u dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, sipas mediave lokale.
Sirenat për sulme ajrore gjatë natës janë dëgjuar pothuajse mbi të gjithë Ukrainën.
Nga sulmet e djeshme, një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, shkruan Skynews.