Një lajm i mirë për të gjithë tifozët të cilët kërkojnë të shikojnë nga shkallët e stadiumit ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës.
Sipas “Corriere dello Sport” , Seria A më në fund mund të heqë dorë nga çdo kufizim në kapacitetin e stadiumit për tifozat e saj.
Pritet që të dielën e 3 prillit në orën 20:45, derbi i Italisë, Juventus-Inter në stadiumin “Allianz” të dhurojë spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.