“Ndizet” skena e Festivalit të RTSH-së nga performanca e Albina Kelmendit me familje

Mbrëmjen e kaluar ka nisur edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Marketing

Në këtë kompeticion do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Natën e parë ka performuar Albina Kelmendi me familje.

“Duje” titullohet kënga që për herë të parë solli një familje në skenë.

Ata dhuruan një performancë magjepsëse, duke treguar kështu se kënga “Duje”, është ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.