Ndjekësit vërejnë një detaj qesharak në foton familjare të ish-futbollistit David Beckham

E gjithë familja e ish-futbollistit David Beckham pozuan para pemës së Krishtlindjes, të gjithë të veshur në mënyrë elegante.

Marketing

Megjithatë, ndjekësit ishin paksa të hutuar nga këmbët e 46 vjeçarit, të cilat ishin ngritur në majë, me sa duket në përpjekje për të u shfaqur aq i gjatë sa djemtë e tij (nëse jo më i gjati).

Ndjekësit e David dhe Victorias shkruan komente për të vënë në dukje se David, në fakt, po qëndronte në gishtat e tij, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.

“A e vëren dikush tjetër që Beckham duhet të ngritët me gishtat e tij që të përputhet me gjatësinë e djemve të tij?”, shkroi një komentues.
Një tjetër shtoi: “Prit, a është Davidi në majë të gishtave!!?? Romeo është më i gjatë”, shkroi një tjetër.

Marketing