Ndjekje penale ndaj një ish-kryetari komune në Maqedoni, emëroi në mënyrë të paligjshme drejtorët dhe zyrtarët në komunë

????????????????????????????????????

Kundër ish-kryetarit të komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski (59) janë ngritur akuzë penale për shpërdorim të pozitës zyrtare. E njëjta vepër është paraqitur edhe kundër Lj.B. (52) dhe G.M. (51) nga Makedonski Brodi.

Marketing

Më 30 tetor 2006, ish-kryetari i komunës, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka caktuar personin e tretë të paraqitur për drejtor në kopshtin “7 Shtatori” në Makedonski Brod.

Gjithashtu, gjatë vitit 2016 dhe 2017, ish-kryetari i komunës ka emëruar në mënyrë të paligjshme dy zyrtarë udhëheqës administrativë në komunën e Makedonski Brodit.