Ndodh në ekipin e madh francez: Lojtari ‘hajdut’ i vjedh këpucët bashkëlojtarit të tij

Skuadra e Bordeaux me shumë probleme e cila përveç se është në vendin e fundit në Ligue 1, i ka ndodhur edhe një skandal sa është qesharak është edhe katastrofal, dyshohet se një lojtar i ka vjedhur bashkëlojtarit të tij këpucët e futbollit, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Një ndër skuadrat më të famshme në Francë e cila ka fituar edhe gjashtë herë titullin kampion në Francë, këtë sezon është në vendin e fundit dhe gjendet në një luftë të ashpër për mbijetesë me skuadrat e tjera.

Por sot pasdite është raportuar nga RMC Sport se një futbollist i skuadrës është kapur në dhomat e zhveshjes duke vjedhur një palë këpucë të një bashkëlojtarit të tij dhe i ka shitur ato në internet dhe pastaj ai është demaskuar nga ish e dashura e tij e cila i ka zbuluar identitetin tek pjesa tjetër e skuadrës.

Thuhet se lojtari ishte sanksionuar me vetëm një ndeshje pezullim dhe një gjobë të rëndë parash, kjo u konsiderua një dënim shumë i butë nga lojtarët tjerë të skuadrës, të cilët kishin kërkuar përjashtimin e tij.

Sidoqoftë, rasti tani besohet se është mbyllur në dhomën e zhveshjes pa dashur të bëhet i ditur identiteti i lojtarit.

Marketing