Ndodh puthja e parë në Big Brother, nuk është aq e papritur

Adri dhe Iliriana, çifti që u futën si një lojtar në formatin televiziv Big Brother VIP Kosova, kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Marketing

Kjo ndodhi në orë të vona, me kërkesë të banorëve të tjerë që po qëndronin përreth shtratit të çiftit.

“Puthe, puthe”, ishin kërkesat e banorëve njëzëri.

Pasi shkëmbyen një puthje të lehtë, banorët e BBVK brohoritën për çiftin.

Kjo po shënohet si puthja e parë në buzë në edicionin e dytë të BBVK.