Ndodh vetëm në Japoni: Dalin 3 minuta para kohës për drekë – dënohen

Tashmë Japonia njihet në botë për rregullat në punë, në komunikacion dhe në secilën sferë të jetës.
Për japonezët të qindtat e sekondës janë shumë me rëndësi, e lërë më minutat.

Marketing

Disa shërbyes civil atje janë dënuar pasi të njëjtit kanë dalë për drekë tre minuta para orës 13:00, kur ata e kanë kohën e ushqimit.

Një punëtor, 64-vjeçar, që punon në byronë e ujësjellësit në Kobe, është gjobitur dhe qortuar pasi është zbuluar se ka dalë nga zyra tre minuta para se të niste dreka. Këtë veprim ai e ka bërë 26 herë brenda një periudhe prej shtatë muajve, shkruan The Guardian.

Zyrtarët e kësaj byroje kanë thirrur një konferencë për media në të cilën katër shkelësit e rregullit kanë kërkuar falje publikisht.

“Dreka fillon në orën 13. Ai ka lëshuar zyrën para pushimit”, ka thënë një zëdhënës i byrosë për AFP-në.
Punëtorët kanë shkelur ligjin e shërbimit publik që thekson se zyrtarët duhet të jenë të përqendruar në punën e tyre.