Një gazetare në Arabinë Saudite është bërë gruaja e parë që ka drejtuar një edicion të lajmeve në kanalin televiziv shtetëror të vendit.
Weam Al Dakheel ‘bëri histori’ pasi prezantoi lajmet në Al Saudiya, bashkë me një koleg mashkull, shkruan Daily Mail.
Gazetarja ka marrë lëvdata në mediat sociale, ku përdoruesit e Twitter kanë përshëndetur punën e saj dhe thanë se pamja e saj shënoi një pikë kthese në mbretërinë konservatore.
Al Dakheel ka punuar më parë si reportere për CNBC arab dhe si prezantuese për Al-Arab News Channel me qendër në Bahrein.