Pas eleminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror, Granit Xhaka vjen me një postim në Instagram duke thënë që i vjen keq mirëpo ai falënderoi të gjithë për mbështetjen, shkruan Gazeta Metro.
“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtet për të ardhur keq, kupa jonë e botës përfundoi ashtu siç përfundoi” u shpreh ai.
Ai në postim tha se mbështetja e madhe e të gjithë atyre që e duan atë dhe ekipin e Zvicrës, do të thotë shumë për të.
Duke falenderuar për mbështetjen, Xhaka tha se ata do të japin gjithçka për t’u rikthyer edhe më të fortë.