Partitë më të mëdha politike në vend LSDM dhe VMRO-DPMME kanë vazhduar me akuza dhe kundër-akuza rreth ndotjes së ajrit. VMRO-ja vlerëson se partia në pushtet është në gjumë të thellë dhe nuk angazhohet mjaftueshëm për zgjidhjen e problemit.
Përderisa qytetarët ngulfatën në ajër të ndotur, Qeveria LSDM nuk ndërmerr asnjë masë. Petre Shilegov aktron sharlatanin e qytetit dhe luan lojëra, derisa zëvendës ministri Jani Makraduli fle gjumë- thonë nga VMRO DPMNE.
Nga LSDM-ja në kundërpërgjigjen e tyre në mënyrë taksative numërojnë masat e ndërmarra kundër ndotjes së ajrit dhe shprehen se problemi me ndotjen e ajrit vite me radhe është injoruar nga partia e atëhershme në pushtet VMRO-DPMNE.
Politikat kriminele që me dekada ka udhëhequr VMRO-DPMNE, kanë sjellë deri te shkatërrimi sistematik i hapësirave gjelbëruese dhe mjedisit jetësor, ndërsa injorimi i pasojave nga mos kujdesia për ambientin jetësor ka sjell deri tek ndotja ekstreme qe edhe tani e ndjejnë qytetarë- thonë nga LSDM.
Ndërkohë edhe sot shifra të larta të ndotjes së ajrit janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Strumicë dhe Manastir.