Për shkak se është tejkaluar pragu i alarmit të ndotjes së ajrit në disa nga stacionet matesh në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Strumicë, nga Qeveria informojnë se hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet kundër ndotjes së ajrit.
Nga Ndërmarrja Transporti Publik kanë njoftuar se nga ora 12 shfrytëzimi i transportit publik është pa pagesë.