Ndotja e ajrit, stacionet matëse jashtë funksionit

Stacionet matëse për cilësinë e ajrit në Lisiçe dhe Gazi Babë nuk janë në funksion tani më disa ditë. Ndërsa në opinion qarkullojnë informatat se këto stacionet janë vënë jashtë funksionit me qëllim që të fshihen të dhënat për ndotjen enorme të ajrit, nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor i hedhin poshtë si të pavërteta informatat e këtilla dhe justifikohen me atë se stacionet matëse janë jashtë funksionet për shkak të problemeve teknike.

Marketing

Stacioni matës në Lisiçe dhe Gazi Babë për momentin nuk janë në funksion, shkaqet janë teknike. Sapo të rregullohen ato përsëri do të kthehen në funksion ose në rrjetin e stacioneve matëse. Informatë të saktë rreth kohëzgjatjes se kurrë do të rregullohet ky defekt nuk kemi.

Nuk kisha dashur të merrem me spekulime, është shumë evidente që ky instrument matës nuk kemi të dhëna të sakta për atë edhe larguar nga rrjeti”- theksoi Besa Tateshi, nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërkohë sipas organizatave ndërkombëtare që merren me matjen e cilësisë së ajrit edhe këtë vit Tetova radhitet ndër 10 qytetet më ajër më të ndotur në Evropë, me koncentrim më të lartë të grimcave PM10 për metër kub.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Ambient Jetësorë ndotja e ajrit rrezikon më shumë se 500.000 raste të vdekjes për çdo vit në Evropë.

Marketing