Ndotja e ajrit thyen rekorde në Maqedoni, disa qytete me transport pa pagesë

Shifra alarmante të ndotjes, mjegulla të dendura, pamje të dobët dhe temperatura të ulëta. Në këtë situatë u zgjuan qytetarët e shumë qyteteve në vend, ndërkohë që Shkupi vazhdon të thyejë rekorde dhe assesi të zbresë nga top dhjetëshi i qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Niveli i grimcave PM 10 dhe PM 2,5, për pothuajse dhjetë ditë rresht ishin 28 herë më të larta nga pragu i përcaktuar.

Marketing

Për shkak të mjegullës dhe pamjes së dobët, u anuluan disa fluturime.

“Për ndryshime eventuale të orareve të rregullta, I drejtojmë udhëtarët që ta përcjellin faqen tonë të internetit www.skp.aiports.com.mk ku të gjitha ndryshimet e fluturimeve azhurnohen në kohë reale, menjëherë pas marrjes nga sistemet tona”, njoftojnë nga TAV.

Me këtë gjendje qytetarët do të përballen deri në mesin e javës së ardhshme

“Të premten do të fryjë erë e dobët deri në mesatare që do të shkaktojë zvogëlim të pjesshëm të mjegullës. Të hënën në orët e paradites do të ketë Akoma paraqitje të mjegullës, ndërsa nga orët e pasdites do të ketë reshje të shiut, ndërsa nëpër male borë”.

Për shkak të masave kundër ndotjes, disa qytete kanë siguruar transport falas për qytetarët, por jo edhe kryeqyteti. Ndërkohë edhe masat e tjera kanë mbetur në letër./Alsat.mk