Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është tejkaluar pragu i alarmit për grimcat helmuese me madhësi deri në 10 mikrometra në Strumicë.
Prandaj, kjo Ministri miratoi masat e rekomandimeve që duhen marrë, siç janë ndalimi i djegies në ambiente të jashtme, përjashtimi nga puna i grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë, riorganizimi i orarit të punës për ata që punojnë jashtë, si dhe mos organizimi i garave sportive dhe aktiviteteve në natyrë. Gjithashtu rekomandohet intensifikimi i inspektimeve dhe kontrolleve të jashtëzakonshme të kompanive me leje mjedisore të integruara A dhe B.