Në afërsi të fshatit Zdunjë, në Gostivar tashmë 40 minuta shihet se si dikush ka ndezur zjarr. Sipas disa qytetarëve bëhet fjalë për djegie gomash.
Ndonëse ky zjarr dhe ky tym vërehen tanimë afro 40 minuta, asnjë organ kompetent nuk ka ndërmarr kurrfarë masash për të shuar këtë zjarr. Dhe për të parandaluar ndotjen enorme që shkaktohet nga djegia e gomave.
Me problem te njëjtë përballen edhe banorët e Vizbegut, Butelit madje edhe të Çairit, ku djegia e gomave në deponinë e egër më Shuto Orizare krijon një erë jashtëzakonisht të tmerrshme e cila po i ngulfat banorët që jetojnë përreth.