Ndryshe nga këshilltari i tij, Pacolli thotë se AKR do të qëndrojë në opozitë

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se kjo parti do të mbetet në opozitë. Ai ka mohuar afrimin e AKR-së me VV-në për formim të qeverisë.

Marketing

Ishte, Naim Murseli, këshilltar Pacolli, i cili më herët deklaroi se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

Por, Pacolli mendon ndryshe. Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook, thotë se ata kanë pranuar rezultatin derisa kërkon krijim të shpejtë të institucioneve.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.

AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi).

AKR do të qendron ne opozitē qe nga fillimi!