Shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur Dubain si një destinacion turistik muajt e funidt. Pothujase të gjithë e kanë shkelur vendin luksoz këto kohë dhe më e fundit prej tyre është Kida. Por në fkat ndryshe nga të tjerët që shkojnë për pushime, udhëtimi i këngëtares ka një tjetër arsye më të fortë.
Kida shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor me reperin gjerman, Samra. Ata kanë udhëtuar bashkë me një staf të madh në Dubai për të xhiruar këngën e tyre të re, që thuhet se do të publikohet së shpejti. Reperi gjerman ishte i pari që publikoi një foto me Kidën shoqërar me një zemër lejla dhe të njëjtën gjë bëri edhe këngëtarja shqiptare më vonë.
Kida dhe Samra paralajmëruan javë më parë bashkëpunimin mes tyre, përmes disa postimeve në rrjete sociale. Kida postoi në Instagram një foto të saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë më parë, por nuk mund t’i rezistojmë njëri-tjetrit”. Ajo përmendi në postim reperin dhe e shoqëroi me një zemër të bardhë.
Të njëjtën gjë si Kida bëri edhe Samra. Ai postoi një foto të tij dhe në përshkrimin e imazhit shkroi ndër të tjera: “Unë jam ëndrra jote arabike, vajza shqiptare veshur me YSL”. Edhe ai etiketoi Kidën në postim dhe kjo e fundit i komentoi: “Ne të dy jemi yje”.
Ndërkohë kujtojmë se vitin e shkuar Kida ishte një nga këngëtaret më aktive dhe solli disa nga hitet më të mëdha të 2020-s. Bashkëpunimi i saj me Mozzik rezultoi një super sukses e po ashtu edhe dy këngët solo “Edhe sa” dhe “Drunk”.