Ndryshime drastike në Ligue 1, do të zvogëlohet numri i skuadrave pjesëmarrëse

Superliga franceze ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e skuadrave në ligë.

Marketing

Aktualisht janë 20 skuadra që garojnë në Ligue 1 të Francës.

Megjithatë, ky numër do të zvogëlohet kështu ka vendosur Federata e Futbollit të Francës.

Është marrë vendim që në sezonin 2022/23 të bien katër skuadra në ligën e dytë, dhe të promovohen dy të tjera në Ligue 1, duke bërë që nga edicioni 2023/24 të garohet me 18 skuadra.

Një gjë e tillë është duke u përmendur të ndodhë edhe në Serie A.

Federata italiane tashmë ka nisur takimet me klubet, dhe mbetet të shihet nëse edhe ligat tjera do të ndjekin shembullin e Ligue 1.