Ndryshime në kushtetutë për diasporën

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “360 gradë” njoftoi për korrigjime të mundshme për projekt-amendamentet e Kushtetutës të propozuara nga Qeveria. Pas reagimeve të disa partive shqiptare, por edhe të Greqisë, Zaevi nuk përjashton një ndryshim në paragrafin 3 të projekt-amendamentit të nenit 49 të Kushtetutës, ku thuhet: ” Republika kujdeset për pjesëtarët e popullit maqedonas që jetojnë jashtë vendit.

Marketing

“Ka një debat serioz këtu dhe është problematike në dy aspekte. Një aspekt është se komunitetet më pak në numër, shqiptarët dhe të tjerët, reagojnë ndaj kujdesit të barabartë të njerëzve tanë që jetojnë jashtë vendit. Këtu është ai qëndrimi i diskutueshëm. Paragrafi dy, këtë tashmë e tregon, por ndarja që ne kujdesemi për popullin maqedonas që jeton jashtë shtetit, pa ndërhyrë në punët e brendshme dhe duke respektuar sovranitetin dhe aspektin territorial të vendeve fqinje, ata shohin se Maqedonia nuk është e barabartë me qytetarët e saj deri në fund. Unë e kuptoj këtë dhe besoj se do të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar këtë. Në fund të fundit, edhe Greqia reagon dhe unë flas publikisht”, deklaroi Zoran Zaev.

Marketing