Me fshesën e paralajmëruar qeveritare nga kryeministri Zoran Zaev do të ketë ndryshime të resorëve ministrore, mëson INA nga burime pranë LSDM-së.
“Priten ndryshime rrënjësore, do të ketë largime të ministrave në shumë resorë, por edhe ndrrimi i ministrive.”, theksuan për INA nga partia më e madhe në pushtet. Sipas kërij burimi pritet që në koalicion të përfshihet edhe parti të opozitës.
Një paralajmërim i tillë është edhe dorëheqja e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi dhe se në vend të tij pritet të vjen kuadër i LSDM-së. Deri tani nuk është bërë e ditur se cilat ministri do të pësojnë ndryshime.