“Kërcënimet e përsëritura për të ndryshuar status quo-në historike në xhaminë al-Aksa të Jeruzalemit janë një shpallje lufte me pasoja të rënda për të gjithë”.
Kështu ka thënë Nabil Abu Rudeinah, zëdhënës i presidentit palestinez Abu Mazen.
“Nëse këto politika të rrezikshme të Izraelit nuk ndalen me presion serioz nga Shtetet e Bashkuara – paralajmëroi ai, cituar nga Wafa – ata do ta nxjerrin situatën jashtë kontrollit”.