Ndryshimet e ligjit për masa restriktive pritet të miratohen nga qeveria teknike

Ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, me të cilët politikanët dhe biznesmenët që janë në “listë të zezë” t`u nënshtrohen sanksioneve edhe në vendin tonë, të martën sërish do të jetë në seancë të qeverisë. Tërheqja e tyre nga procedura parlamentare është bërë për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re.

Marketing

Propozim-ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, që duhet të futin në ligjet e Maqedonisë së Veriut “listën e zezë” amerikane dhe britanike, janë tërhequr nga procedura parlamentare dhe do të presin miratimin e qeverisë së re teknike.

“Propozimligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për masa restriktive, për shkak të zgjedhjes së qeverisë së re, në mënyrë administrative shkon për miratim të ri në seancën e ardhshme qeveritare dhe do të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së”, thonë nga qeveria.

Ndryshimet parashikojnë që shtetasit dhe firmat e RMV-së që do të përfundojnë në “listat e zeza” të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të sanksionohen edhe nga autoritetet e vendit.