Ballina Aktuale Ndryshimet kushtetuese, Ahmeti: Të kemi kujdes, mos ta dëmtojmë procesin

Ndryshimet kushtetuese, Ahmeti: Të kemi kujdes, mos ta dëmtojmë procesin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke folur në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” ka shprehur shqetësim lidhur me mbylljen e procesit të ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij procesi mund të dëmtohet lehtësisht prandaj institucionet duhet të jenë të kujdesshme për ta ruajtur imunitetin vetë procesit.

Marketing

“Sikur kam një shqetësimi sepse ky është një proces mjaft i rëndësishëm. Frigohem që të mos lëndohet nga pakujdesitë e institucioneve, të mos krijohet ai opoinioni se ky është një proces që më veç është mbyllur dhe ka përfunduar, ky proces akoma është në zhvillim dhe duhet të gjitha institucionet shtetërore, ligjvënëse, ligjzbatuese të jenë të kujdeshme ta ruajnë nga ndonjë inflamacion i jashtëm sepse lehtësisht mund të dëmtohet imuniteti i këtij procesi” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sa i përket punës së koalicionit qeverisës Ahmeti ka thënë se shum energji është shpenzuar për menaxhimin dhe respektimin e Marrëveshjes së Prespës.

“I tërë kapaciteti i partive politike i qeverisë së R.M-së angazhim i plotë është që ky proces të zbatohet sepse është një proces shumë i rëndësishëm është një proces i papërsëritshëm. Ky është një moment vendimtarë se a do të lëviz R.M në drejtim të mirë apo do të mbesim në vendnumro. Po mbetëm në vendnumro, vendnumrimi ka pasoja ta paparashikueshme për ne si shtet por edhe për rajonin” – deklaroi Ahmeti.

Marketing
Exit mobile version