Amendamentet kushtetuese janë në përgatitje e sipër dhe pritet sa më shpejtë të dorëzohen në Kuvend. Nga pushteti presin i gjithë procesi të përfundojë për dy deri në dy muaj e gjysmë, por disa ekspertë të caktuar vlerësojnë se edhe pse një gjë e tillë në teori është e mundur dhe e zbatueshme, megjithatë, shumë do të varet edhe prej sjelljes së VMRO-DPMNE-së dhe nëse ata do të bëjnë përpjekje për ta frenuar procesin. Të tjerët, vlerësojnë se procesi mund të përfundojë edhe me numër më të madh të deputetëve se 80-të të cilët dhanë mbështetje ai të fillojë.
Nga BDI, e përsërisin qëndrimin se këto ndryshime kushtetuese duhet të përfundojnë siç edhe filluan me atë që është dakorduar në Prespë, dhe jo të parashtrohen amendamente për çështje të tjera, siç janë etnike, siç paralajmëruan disa parti shqiptare.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputet Aleksandar Kiracovski sot deklaroi se në bazë të paralajmërimeve për dorëzimin e amendamenteve të ndryshimeve kushtetuese i gjithë procesi është e mundur të përfundojë për dy deri në dy muaj e gjysmë dhe se në të duhet të përfshihen të gjithë deputetët.
Se procesi do të përfundojë me sukses vlerëson edhe eksperti Albert Musliu, i cili është i bindur se në mesin e deputetëve të cilët nuk votuan për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese ka deputetë të cilët janë të bindur se për momentin nuk ka zgjedhje më të mirë sesa të votohet “për”.
“Besoj se siç rrjedh procesi, nëse debati është real, nëse është konstruktiv, në fund numri i deputetëve të cilët do të votojnë për mbylljen e procesit do të jetë më i madh se ai që e inicio procesin e hapjes së ndryshimeve kushtetuese”, tha Musliu.
Aleksandar Kërzhallovski nga MVMS vlerëson se realisht është e mundur që procesi të përfundojë deri në fund të këtij viti, eventualisht deri në janar, por se me siguri do të vazhdojë deri në fund të shkurtit. Kjo, sipas tij, do të varet edhe prej asaj se sa amendamente do të parashtrohen dhe se si do të pozicionohet VRMRO-DPMNE.
Vlerëson se është e mundur deputetët e kësaj partie të parashtrojnë amendamente në drejtim të përmirësimit të ndryshimeve kushtetuese, për, siç tha, të përforcohen gjegjësisht të neutralizohen disa prej problemeve të cilat janë konstatuar në marrëveshjen e Prespës.
Kryetarja e Komunës së Tetovës prej radhëve të BDI-së, Teuta Arifi e përsëriti se partia është e vetëdijshme për faktin se i gjithë procesi hapet si rezultat i marrëveshjes së Prespës dhe se ai ashtu duhet të përfundojë.
“Jemi të vetëdijshëm edhe për peshën dhe seriozitetin e momentit. Mu për këtë vlerësojmë se procesi duhet të përfundojë siç është paraparë me marrëveshjen e Prespës”, thotë Arifi.
Lidhur me paralajmërimet për pajtim dhe bashkim ajo potencon se në politikë janë të panjohura proceset e pajtimit dhe se për atë fillimisht duhet pasur vullnet politik, që, siç tha, është dëshmuar.
“Normal, vullneti politik duhet të përgatitet në ligje të cilat do ta mundësonin atë. Por, ajo që është e rëndësishme është fakti se vendi ynë absolutisht hyri në këtë rrugë të madhe të pakthyeshme drejt NATO-s dhe BE-së dhe vlerësoj se me atë perspektivë të gjitha proceset tona të tjera do të jenë më të lehta, ndërsa vlerat e këtyre organizatave do duhet të jenë ato të cilat do të na tërheqin përpara në të gjithë këtë proces”, tha Arifi.