Ndryshimet kushtetuese, BDI me ofertë tre pikëshe për opozitën

BDI, që të bind opozitën të pranojë ndryshimet kushtetuese, ofron plan tre pikësh. Ajo kërkon fillimisht opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe me hyrjen e tyre në fuqi BDI të tërhiqet nga Qeveria. Këto dy pika kushtëzohen me të tretën nisjen e hetimit ndërkombëtar të partive.

Marketing

“BDI pranon çdo kush tjetër, vetëm se ka një kusht që nga nesër ose nga dita që do të miratojmë këtë marrëveshje tre pikëshe që sot e propozojmë është të nisë një hetim i partive politike prej kryetarëve të partive politike, kush janë, çfarë kanë bërë, edhe atë me prezencë të ekspertëve ndërkombëtarë që do të garantojnë objektivizëm. Nëse edhe kjo dështon, atëherë ne kemi edhe plan B, por unë nuk mund t’ua tregoj këtu se nuk është strategji, por ju garantojmë që po nuk u realizua plani A do të realizohet plani B.”, – deklaroi ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.