Ndryshimet kushtetuese deri nga mesi i janarit, ristrukturime të reja në opozitë

Gjysma e dytë e janarit është periudha reale kohore deri kur pushteti pret që të përfundojë procesi i ndryshimeve të Kushtetutës, të cilat dalin nga Marrvëeshja me Greqinë për zgjidhje të kontestit për emrin. Pritet që të gjitha afatet do të ruhen dhe se vendi do të mund të vazhdojë në mënyrë tëp papenguar të hapërojë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO.

Marketing

Në amandamentet kushtetuese duhet të sendërtohen edhe sugjerimet konkrete nga grupi i ri i deputetëve, i përbërë nga tetë deputetët nga opozita, të cilët më 19 tetor dhanë mbështetje për fillim të procesit për ndryshime të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Sugjerimet shkojnë në drejtim të pranimit të tre nga katër pikat të cilat këta deputetë i propozuan – pjesa për përforcimin e identitetit maqedonas, garanca se procesi do të çohet deri në fund dhe nuk do të bllokohet sërish nga Greqia, përkatësisht se amandamentet kushtetuese do të hyjnë në fuqi me ratifikimin në Parlamentin grek dhe në pjesën e zbatimit të brendshëm të emrit të ri.

Konsultiemt janë në rrjedhë me të gjitha partitë politike dhe pritjet janë se ato do të përfundojnë deri të premten. Pushteti nuk pret bllokada nga opozita në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Për procesin e ndryshimeve kushtetuese është konsultuar edhe pala greke, që nuk ëstë obligim, e cila del nga Marrëveshja, por është në frymën e miqësisë dhe partneritetit.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se afatet e rregullores janë qartë të përcaktuara dhe se në suaza të atyre afateve edhe zhvillohen diskutimet.

“Nëse ne më 5 nëntor në mbledhje të Qeverisë i miratojmë projekt amandamentet dhe ia dërgojmë Kuvendit, për 30 ditë duhet të caktohet mbledhja. Mbledhja do të caktohet në suaza të 30 ditëve, në pajtim me Rregulloren dhe do të hapet debat në Komisionin kushtetues dhe në Komisionin ligjdhënës juridik. Gjithsesi afatet e prëcaktuara kështu janë qartë të saktësuara në Rregullore dhe në suaza të atyre afateve po zhvillohen të gjitha diskutimet, kështu që edhe lejojmë të projektojmë data për gjysmëne dytë zë janarit”, tha Zaev dhe edhe njëherë e cilësoi si të suksesshëm takimin e pardjeshëm me grupin e ri të deputetëpve.

Ai është në komunikim të rergullt me kolegun e tij grek, Aleksis Cipras dhe që të dytë nuk presin prolongim të procesit.

Për konsultimin me palën greke thotë se nuk është obligim nga Marrëvehsja, por që megjithatë, siç tha, “në frymën e partneritetit dhe miqësisë është rendi të prezantojmë se çka do të vendosë Parlamenti i Maqedonisë në periudhën që vjen”.

Edhe njëherë shprehi bindje se deri të premten do të bëhen të gjitha konsultimet e domosdoshme.

Ai deklaroi se nuk beson që do të ndodhë bllokadë nga ana e opozitës në procesin në Kuvend sepse thotë, nuk ka nevojë për atë.

Për atë se çka do të përmbajnë amandamentet, nëse në to do të kyçen propozimet e BESËS, por edhe ai i zëvendëskryeministrit Bujar Osmani për përfshirjen e Marrëveshjes kornizë të Ohrit në preambulën e Kushtetutës, dje u prononcuan kryeministri, minsitrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Zaev, lidhur me atë nëse do të shqyartohen propozimet e BESËS, tha se ai personalisht e kupton kreativitetin e opozitës, pro në fund, shtoi kryeministri “e di se askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të bëjë çfarëdo lloj kushtëzimi ndaj integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Sipas të gjitha gjasave nuk do të lejojmë përhapje të Kutisë së Pandorës. Këtë e dinë të gjithë, ndërsa rendi është edhe unë ta konfirmoj. Parlamenti është i fundit që vendosë, ne jemi vetëm propozues”,s htoi kryeministri.

Për çështjen e përfshirjes së Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e Kushtetutës, ai tha se kjo nuk është çështje e konfirmuar dhe fillimisht do të bisedohet apo po bisedohet në nivel nënkryetarësh.

“Marrëveshja e Ohrit është pjesë përbërëse e Kushtetutës së RM-së. Ajo tashmë është sendërtuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Dua të dërgoj mesazh se inkluzioni në proces është i rëndësishëm, por nuk guxojmë me ambiciet tona ta ndalojmë gjithë procesin dhe ta minimizojmë kohën e nevojshme për sjelljen e të gjitha hapave të nevojshme të cilat janë projektuar diku nga mesi apo nga gjysma e dytë e janarit. Do të bisedojmë për të gjitha detajet. Për mua është shumë e rëndësishme fillimisht ta plotësojmë marrëveshjen. Kjo është esenca e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa në kuadër të kësaj esence tani e shoh se kemi një mënyrë mjaft të kujdesshme të propozimit të plotësimit të amendamenteve kushtetuese të cilat do ta garantojnë identitetin, nevojën e verifikimit apo ratifikimit të marrëveshjes nga pala greke, si edhe zbatimin e brendshëm që gjithçka është në frymën e marrëveshjes”, theksoi Zaev.

Shekerinska tha se për momentin nuk mund të flasë për përmbajtjen e amandamenteve kushtetuese, sepse po punohet në të.

Për kërkesën e Osmanit, përkujtoi se Zaev ka biseduar me grupin e ri të deputetëve, për, siç potencoi, “të gjetur gjuhë të përbashkët që do të mundësojë edhe në votim të dytë dhe të tretë të sigurohet shumicë prej dy të tretave”.

“Presim që deri në fund të javës debati në Qeveri të përfundojë dhe të dorëzojmë në Kuvend propozimet për ndryshimet kushtetuese”, tha zëvendëskryeministrja Shekerinska.

Deputeti i BDI-së, Artan grubi dje theksoi se kontaktet mes partnerëve në koalicion, BDI-së dhe LSDM-së janë të prëditshme dhe kontakti me kryeministrin Zoran Zaev është gjithashtu i përditshëm. Konsideron se se përgatitja e draft-amendamenteve në Qeveri do të jetë koncensuale dhe në frymën e punës së koalicionit dhe veprimit në Qeveri, si dhe në Kuvend.

Lidhur me atë se se a do të insistojë BDI-ja që në Preambulën e Kushtetutës të vendoset Marrëveshja e Ohrit, ai tha se beson se në Kuvend do të arrijë teksti i konsoliduar i draft-amendamenteve, por jo vetëm ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, por edhe me Grupin e pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”.

Për iniciativat e Besës dhe të Aleancës së Shqiptarëve për vendosjen e propozimeve të tyre në amendamentet kushtetuese, deputeti Grubi thotë se deputetët e tyre kanë shfaqur mosdije në Rregullore, sepse tashmë kanë votuar për atë se çka do të ndryshohet në Kushtetutë.

“Nuk mund të intervenohet në nene të tjera përveç në ato që ndryshojnë. Prandaj konsideroj se kjo është nismë për propagfanda ditore-piolitike dhe për imponim të temave të mëdha të partive t[ë vogla në dyer të vogla”, theksoi Grubi.

Pushteti edhe më tej insiston në procesin e pajtimit, i cili duhet të realizohet përmes Trupit koordinues për pajtim, që do të formohet në Kuvend, ndërsa VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se duhet të pranohet propozim-ligji i tyre për amnisti të të gjithë të përfshirëve në ngjarjet në Kuvend të 27 prillit të vitit të kaluar.

Zaev lidhur me procesin e pajtimit konsideron se do të bashkangjiten të gjithë deputetët e opozitës.

Duke e komentuar deklaratën e Osmanit se disa prej atyre që kanëq enë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit ndoshta ishin dëm kolateral dhe nuk është e përjashtuar mundësia për ta të ketë amnisti, shefi i Qeverisë nënvizoi se angazhohet për proces të pajtimit.

“Secili mund ta ketë aspektin e tij, ne jemi qeveri demokratike. Unë e respektoj mënyrën e shqyrtimit, përkushtimit që të arrihet caku përfundimtar, ndërsa ky është njëlloj bashkimi interetnik dhe intraetnik që na duhet në Maqedoni. Unë flas për pajtim, nuk flas për amnisti. Faljen, si proces do ta shihni përmes një trupi koordinues në Kuvend ku do të punojë në pajtimin e përgjithshëm të tanishëm, por edhe në perspektivat të cilat hapen para Maqedonisë”, tha Zaev.

Shekerinska lidhur me propozim ligjin për amnisti nga VMRO-DPMNE-ja dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Osmani se nuk pajtohet me amnisti, por se do të kishte kaluar për disa njerëz në trupin parlamentar për pajtim, Shekerinska decide se Maqedonia ka nevojë për pajtim dhe për një shtet ligjor.

VMRO-DPMNE opozitare po përballet me rigrupime të mëtutjeshme në radhët e saj, pasi që dje nga funksioni në parti u larguan edhe dy deputete. Partia edhe më tutje në qëndrimin se hedhja poshtë e amnsitisë është dëshmi se pushteti është për drejtësi selektive.

Zëdhënësi i partisë, Naum Stoilkovski theksoi se propozimi i parashtruar nga VMRO-DPMNE ishte konstruktiv dhe parimor ndaj pakësimit të ndarjes në shoqëri.

“Aktrimi i pushtetit se është për drejtësi dhe për shtet juridik është qesharak shikuar se si në tërësi e shkel Kushtetutën, ligjet pozitive, dhomën e demokracisë, reputacionin e deputetëve, imazhin e votuesve, e shkel mendimin e sovranitetit të shtetit-qytetarët”, tha ai.

Paralajmëroi se VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në komision.

VMRO-DPMNE po përballet me ristrukturime të reja, pasi që dorëheqje nga funksionet partiake parashtruan kryetarja e Unionit të grave dhe deputete Daniella Rangellovs, si dhe sekretarja e përgjithshme e Unionit të grave, deputetja Liljana Zaturovska. Rangellova shprehi mospajtime me kryesinë aktuale të partisë. Në deklaratë për MIA-n tha se edhe krahas mospajtimeve me kryesinë e partisë, ajo mbetet pjesë e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me mënyrën në të cilën VMRO-DPMNE më tutje do të veprojë në Kuvend, pasi që u ulë numri i deputetëve të saj prej 51 në 39, gjithnjë e më e qartë është se dhjetë grupet e deputetëve do të bashkohen në një. Partia mbeti me më pak deputetë, pas largimit të twetë deputetëve, të cilët tha “po” për fillim të procesit për ndryshime kushtetuese, ndërsa disa nga dhejtë grupet e saj të deputetëve tashmë nuk i përmbushin rregulalt e Rregullores, sipas të cilave një grup i deputetëve duhet të ketë së paku pesë deputetë.

Partia opozitare në të ardhmen sipas të gjitha gjasave do të veprojë me një grup të deputetëve, e jo si deri më tani me dhjetë, tashmë paralajmëroi koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev. Dhe, sipas të gjitha gjasave, siç tha, ai nuk do të jetë koordinues i tij.

Marketing