Në debatin e pasdites në Kuvend për draft amendamentin të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë shkëmbyer akuza mes vete për atë se kush po krijon ndasi në shoqërinë e Maqedonisë, duke mos hequr dorë nga qëndrimet tashmë të shprehura “për” dhe “kundër” ndryshimit të emrit me qëllim të anëtarësimit në BE dhe NATO.
Deputeti Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja, mes tjerash, pyeti se çka do të bëjë Qeveria nëse Greqia nuk e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe a do të fillojnë përsëri ndryshimet kushtetuese.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov përsëriti se në vendimin të cilin e kanë marrë të gjithë deputetët së bashku me draft amendamentet qëndron se amendamentet do të hynë në fuqi nëse Marrëveshja e Prespës dhe Protokolli për anëtarësim në NATO votohen në Greqi.
Ai vlerësoi se Qeveria e kaluar ka pasur politikë të jashtme shumë të keqe, para së gjithash, siç tha, ish lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tani ka ikur nga drejtësi në Hungari.
Ilioski përkujtoi se Dimitrov ishte negociator kryesor për emrin në një periudhë të sundimit të VMRO-DPMNE-së duke potencuar se “jo muri, por emri i shtetit është në pyetje”.
Deputeti Vllatko Gjorqev tha se atë që nuk e kanë nënshkruar as Kiro Gligorovi, as Boris Trajkovski, as Nikolla Klushev, Branko Cërvenkoski, Lupço Gerogievski… e ka nënshkruar Dimitrovi shumë lehtë.
Ministri Dimitrov replikoi ndaj Gjorçevit duke e theksuar programin e VMRO-DPMNE-së sa i përket emrit.
Frosina Tashevska Remensi nga LSDM-ja replikoi ndaj Gjorçevit se politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për të ardhmen e shtetit të cilin e udhëheqin dhe për gjeneratat e ardhshme.