Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Mickoski s’mund të mbajë peng shtetin

Ende nuk ka një datë të caktuar për seancën e Qeverisë në të cilën do të vihen në rend dite ndryshimet kushtetuese, bën të ditur kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Edhe pse VMRO-DPMNE-ja vazhdon të këmbëngulë se ndryshime kushtetuese në diktat bullgar nuk do të ketë, Kovaçevski beson se edhe VMRO-DPMNE-ja do të bashkohet në marrjen e vendimit për ndryshimet kushtetuese gjatë periudhës së ardhshme.

Marketing

“Duhet vendin ta fusim në Bashkimin Evropian, kështu që ne këtë proces nuk do ta ndalim, sepse kemi obligim ndaj qytetarëve. Nëse ai e ka më të rëndësishëm rejtingun e tij personal, karrierën e tij personale dhe nëse dikush ka vendosur të mbajë peng një parti të tërë, nuk mund të mbajë peng një shtet të tërë.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.