Ndryshimet kushtetuese, “Maqedonia e Vetme” kërcnon deputetët e VMRO-së

Partia “Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, sot përmes një kumtese për media ju është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së se “nuk kanë mandat nga populli i Maqedonisë që të marrin pjesë në ndryshimet kushtetuese dhe të ndryshojnë emrin e shtetit”.

Marketing

Partia e Janko Baçevit thekson se deputetët maqedonas të VMRO-DPMNE-së që votojnë për ndryshimet kushtetuese, nuk do të arrijnë deri në kufi të shtetit gjatë ikjes së tyre.

“Maqedonia e Vetme ka informacione se cilido nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që pajtohet për ndryshimet kushtetuese dhe fshirje të emrit shekullor maqedonase, në atë rast nuk do të kenë sukses të arrijnë as në kufi të shtetit, gjatë tentimit të tyre për të ikur”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Nga kjo parti shtojnë se për ndryshimet kushtetuese në lojë janë 2 milionë euro për çdo deputet.