Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Debati ka filluar, skriningu sipas kalendarit

Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq tha se ndryshimet kushtetuese janë drita e gjelbër për rrugën evropiane. Procesi i skriningut bilateral sipas tij vijon në harmoni me kalendarin e paraparë dhe po ashtu edhe reformat realizohen me dinamikë të shpejtë.

Marketing

“Mund të themi se ndryshimet kushtetuese do të aktualizohen në debate me shoqëritë civile dhe ekspertët, edhe për përmbajtjen e tyre, por edhe për rëndësinë politike që kanë. Këto ndryshime të amendamenteve janë drita jeshile nga parlamenti ynë për vazhdimin e bisedimeve me BE-në. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim kontribut që ky proces të fillojë me sukses dhe çka është më me rëndësi, të mbarojë me sukses.”, – theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.

Në kuadër të fazës së skriningut bilateral kemi përfunduar me klasterin e parë, ku përfshihen sundimi i së drejtës, demokracia dhe lufta kundër korrupsionit. Për këto kapituj, zëvendëskryeministri Mariçiq sqaron se nuk ka pasur kërkesa të reja nga Bullgaria, ndërkaq raporti për klasterin fillestarë pritet të publikohet nga Komisioni Evropian në fillim të pranverës.