Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Do t’i shpalosim argumentet gjatë debatit

Kreu i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski edhe një herë konfirmoi se VMRO DPMNE-ja do të jetë konstruktive në seancën e nesërme parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

Ai tha se VMRO do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të argumentuar qëndrimin e saj, lidhur me këtë ai sot realizoi një mbledhje me grupin parlamentar të partisë së tij.

Strategjia e VMRO DPMNE-së është e njohur, në disa raste në të kaluarën e kemi përsëritur. Qëndrimi i VMRO DPMNE-së e dini, nuk duhet ta përsëris. VMRO DPMNE do t’i prezantojë argumentet e veta në kuadër të këtij debati parlamentar.

Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet institucionale dhe demokratike që i kemi në dispozicion, që të mund t’i argumentojmë pozitat tona dhe gjithë atë që mendojmë se është e gabuar t’ua PARAQESIM qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.