Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Jemi gati të shkojmë në zgjedhje

“Të dalim dhe menjëherë të përballemi në zgjedhje.”. Në këtë mënyrë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, iu përgjigj kryeministrit Kovaçevski, i cili një ditë më parë tha se koalicioni qeverisës bindshëm do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Marketing

Mickoski këtë deklaratë e vlerëson si sens të mirë për humor të kryeministrit, kurse apeloi që kryeministri krahas aftësisë për humor të kishte qenë edhe i guximshëm.

“Po i bëj thirrje edhe një herë të inkurajohet dhe të mos jetë qyqar, të mos fshihet nën fustanet e partnerëve të koalicionit dhe të dalim në zgjedhje për t’u përballur para qytetarëve. Dhe le të shohim se kush është ai, nëse do të na mundë vërtet apo nëse rezultati do të jetë ndryshe. Mos prisni, ne jemi gati të shpërndajmë nesër Parlamentin dhe të shkojmë menjëherë në zgjedhje.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski