Kur jemi te ndryshimet kushtetuese, Mickoski sërish me qëndrimin se kjo mund të bëhet vetëm sipas propozimit me efekt të prolonguar, të cilën si të tillë e ka paraqitur në programin e zgjedhur para elektoratit.
“Ne mund të bisedojmë për ndryshimet kushtetuese, por njëkohësisht mund të bisedojmë edhe për çështje të tjera, të cilat ne i kërkojmë e që janë pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, pas së cilës qëndruan më shumë se gjysmë milionë qytetarë dhe unë s’kam ndërmend të zhvendosem asnjë milimetër nga ajo që kam thënë dhe e them: duam zgjidhje, zgjidhje dinjitoze dhe zgjidhjen dinjitoze e kemi në tavolinë dhe ajo është – ndryshime kushtetuese me efekt juridik të prolonguar.”, – theksoi kryeministri, Hriatijan Mickoski.